Shkup, 11 mars – Ligji për PSP është farsë, në procesin e reformave ne nuk do të pranojmë si të tillë, është shprehur Surija Rushidi nga Aleanca për Shqiptarët, transmeton koha.mk
“Ky është edhe një tentim që të mbyllen sytë para bashkësisë ndërkombëtare para fillimit të bisedimeve për Bashkimin Evropian. Kjo është edhe një lojë politike siç ishte Ligji për amnisti, të cilin e kontraktuan LSDM, BDI dhe VMRO-DPMNE”, u shpreh ai.
Rushidi theksoi se për Aleancën për Shqiptarët është e papranueshme prokurorin publik t’a zgjedhë Këshilli i prokurorëve publik sepse, sipas tij, ashtu politizohet PSP. “Nuk mund të funksionojë në këtë mënyrë kjo prokurori. Kërkojmë PSP të zgjidhet me konsensus të përgjithshëm, kërkojmë PSP të hetojë të gjitha lëndët që dalin nga bombat deri në fund”, u shpreh Rushidi dhe shtoi se Aleanca për Shqiptarët konsideron se PSP nuk ka dhënë rezultatet që i ka pritur opinioni. (koha.mk)