Qitësit e ushtrisë ruse së shpejti do të pajisen me një model të ri të snajperit shumë të avancuar, ka bërë të ditur Dmitry Semizorov nga Instituti për Prodhimin e Makinave Precize në Moskë, raporton Sputnik. “Prej vitit 2020, të gjitha armët tona do të jenë të prodhimit rus, duke përfshirë snajperin e ri të quajtur Tochnost (që do të thotë saktësi)”, tha Semizorov, duke shtuar se Tochnost është në vijë me snajperët më të sofistikuar të prodhuar ndonjëherë. Tochnost ka aftësi për të gjuajtur saktë në distancë prej 2 kilometrash dhe karakteristika që garantojnë saktësi enorme. Rusia, vetëm gjatë vitit 2015 kishte shpenzuar 65.6 miliardë dollar në ushtri, duke u renditur si shteti i katërt me më së shumti shpenzime ushtarake.