Rusia ka pësuar humbje në takimin e fundit të grupit A të kampionatit botëror. Rusët kanë humbur kundër kombëtares së Uruguait me rezultat të thellë prej 3-0, e cila gjë i kushtoi të renditet në vendin e dytë të grupit. Por, së fundi po qarkullon në mediat e huaja se kombëtarja ruse ka humbur qëllimisht kundër uruguaianëve. E gjithë kjo bazohet në golin e Luis Suarezit nga gjuajtja e lirë, ku një lojtar rus i “pastron murin” dhe sulmuesi një gol të bukur. Por, nëse këtë e kanë bërë që t’i shmangen ballafaqimit me Spanjën në të 1/16 e finales, atëherë kanë gabuar pasi që pikërisht me spanjollët do të takohen në këtë fazë të kampionatit. Ndërkohë, Spanja ka barazuar me Marokun me rezultat 2-2, ashtu sikurse Portugalia kundër Iranit, 1-1, e cila gjë ka bërë që spanjollët të takohen me rusët ndërsa portugezët me Uruguain. Për më tepër shikoni videon e më poshtme he vlerësojeni vetë këtë situatë të pazakontë.