Uejn Runi duket se po rilind në MLS. Sulmuesi anglez i ka surprizuar të gjithë me golin spektakolar të shënuar nga goditja e dënimit në sfidën ndaj Orlandos, që u fitua nga skuadra e DC Junajtid me rezultatin 1-2.
33-vjeçari ka lëshuar një perlë nga krahu i martë në afërsi të goditjes nga këndi, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portierit kundërshtar. Sulmuesi kishte kundërshtar në këtë sfidë, portugezin Nani, me të cilin kanë qenë shok skuadre te Mançesteri. Për DC Junajtid kjo ishte fitorja e parë në transfertë që prej 19 majit të vitit 2018.
Ridiculousness from @WayneRooney! 😱#ORLvDC pic.twitter.com/j33ZBZ7gjT
— Major League Soccer (@MLS) March 31, 2019