Bukuresht, 23 dhjetor – Disa mijëra rumunë mbrëmë morën pjesë në protesta nëpër rrugët e Bukureshtit, në atë mënyrë duke e shënuar përvjetorin e fillimit të rebelimit kundër liderit të fundit komunist rumun Nikollae Çaushesku në vitin 1989.
Protestuesit mbanin flamuj rumun dhe qirinj dhe brohorisnin “Nuk duam të na udhëheqin hajdutët” dhe parulla kundër partisë socialdemokrate. Ata bën thirrje për “më shumë demokraci” dhe kërkuan nga qeveria rumune të heq dorë nga planet për amnisti të personave të akuzuar për korrupsion.
Gjatë protestës, të titulluar “22 dhjetori-revolucioni ynë”, protestuesit u ndalën shkurtë në Sheshin Universitar, ku me një minutë heshtje nderuan mbi 1.100 viktima, të vrarë në vitin 1989.
Rebelimi kundër regjimit të Rumanisë filloi më 22 dhjetor të vitit 1989 dhe përfundoi me prishjen e pushtetit të liderit të asaj kohe Çaushesku, i cili pas një procesi të shkurtër gjyqësor u likuidua tri ditë më vonë, së bashku me bashkëshorten e tij Elena.