Rumi, teologu që poetizoi jetën

97

Ai lindi në Afganistan ose Taxhikistan, pothuajse asgjë nuk dihet për nënën e tij, por babai i tij, Bahauddin Walad ishte një teolog dhe jurist mysliman

Bëhet fjalë për Jalal ad-Din Muhammad Rumi, i cili ishte një studiues dhe teolog mysliman Persian, por u bë i famshëm si një poet mistik. Puna e tij përqendrohet në mundësinë për një jetë më kuptimplote e të ngritur përmes njohjes personale dhe dashurisë për Zotin. Edhe pse poezia e tij thekson një tejkalim mbi shtrëngimet fetare, ajo përsëri bazohet në një botëkuptim islamik. Zoti i Rumit është mirëseardhës për të gjithë, pa marrë parasysh besimin e tyre, dëshirat e dikujt për ta njohur dhe lavdëruar këtë Zot janë gjithçka që kërkohet për të jetuar një jetë shpirtërore. Ai lindi në Afganistan ose Taxhikistan, pothuajse asgjë nuk dihet për nënën e tij, por babai i tij, Bahauddin Walad ishte një teolog dhe jurist mysliman.

Rumi ndoqi profesionin e babait të tij si një klerik, duke u bërë një dijetar dhe teolog i respektuar, derisa u takua me Shams I Tabrizi (ish student i babait të Rumit), i cili e udhëzoj në aspektet mistike të sufizmit (një rrugë e zbulimit shpirtëror personal bazuar në mirëkuptimin Islam). Marrëdhënia e tyre ishte aq e ngushtë saqë e acaroi marrëdhënien e Rumit me studentët, familjen dhe bashkëpunëtorët e tij, duke bërë kështu që Shams të largohej nga Konja për në Damask. Rumi e bindi atë të kthehej dhe të dy rifilluan marrëdhënien e tyre të mëparshme e cila mori formën e mentor me mentor, në një nivel me Shams-in si mësues.

Ata po bisedonin një mbrëmje kur Shams u thirr në derën e pasme. Ai doli të përgjigjej, por nuk u kthye dhe nuk u pa më kurrë. Sipas një historie, ai u vra nga një prej djemve të Rumit i cili ishte lodhur nga misti që monopolizonte kohën e babait të tij dhe distanconte Rumin nga studentët e tij. Kurse një tjetër histori thotë se Shams zgjodhi atë moment për t’u larguar nga jeta e Rumit, ndoshta për të njëjtën arsye. Sido që të jetë, Rumi kishte nevojë për mikun e tij dhe u kthye për ta gjetur. Pasi Shams u zhduk në vitin 1248, Rumi e kërkoi për kohë të gjatë atë, derisa kuptoi se shpirti i tij ishte me të përgjithmonë, edhe nëse vetë burri nuk ishte i pranishëm në jetën e tij.

Rumi nga një teolog u bë një poet dhe filloi të kompozonte vargje të cilat ai besonte se vinin nga Shams. Poezia e Rumit karakterizohet nga një kuptim i thellë i gjendjes njerëzore që njeh pikëllimin e humbjes, si dhe gëzimin e dashurisë. Ai e kuptoi se thellësia e një marrëdhënieje të ngushtë personale nuk mund të zvogëlohet nga mungesa e të dashurit sepse të dashurit janë bërë pjesë të vetvetes. Fuqia e dashurisë, qoftë për Zotin apo për një person tjetër, është thelbësore në punën e tij dhe përcillet përmes imazheve, simboleve dhe historive të nxjerra nga Kurani, mitologjia persiane, si dhe ngjarje të jetës së përditshme. Poezia e hershme e Rumit u botua si Divani i Shams Tabrizi (një divan që do të thotë një koleksion i veprave të shkurtra të një artisti) për të cilat vet Rumi besonte se ishin kompozuar nga shpirti i Shamsit që banonte me të.

Ai vazhdoi të përqendronte energjitë e tij në kompozime poetike për të shprehur të vërtetat hyjnore të cilat ai i ndiente se shumica e njerëzve nuk i merrnin parasysh. Sipas Rumit njerëzit jetonin nga dita në ditë pa e njohur formën themelore të Hyjnores në gjithçka që bënin. Poezia e tij ishte një përpjekje për ta shprehur këtë dhe për të treguar se si dikush mund të sillte hyjninë në të gjitha aktivitetet e përditshme, pa marrë parasysh se si në dukje të zakonshme, për të mbushur jetën e dikujt me kuptim dhe qëllim të ngritur. Tërhoqi tërësinë e jetës së tij, përvojat e jetuara në botën fizike si dhe vështrimet e përjetësisë, për të kompozuar vargun e tij.

E fuqia themelore e të gjitha poezive të tij ishte dashuria. Për Rumin, dashuria ishte ashensori i madh nga e zakonshmja në atë sublime, nga përvoja horizontale e jetës së përditshme deri te ngjitja vertikale te Zoti në të gjitha aktivitetet e përditshme. Rumi konsiderohet si një nga poetët më të mëdhenj Persianë të epokës mesjetare si dhe një nga njerëzit më me ndikim në letërsinë botërore. Veprat e tij vazhdojnë të jenë më të shiturat edhe në ditët e sotme, e ato janë: Masnavi, Divani i Shams Tabrizit dhe veprat prozë të diskurseve. Titulli i Masnavi i referohet formës së veprës (një masnav është një formë persiane e poezisë e përbërë nga tetë vargje rimuese me gjatësi të pacaktuar). Masnavi i Rumit është një vepër poetike me gjashtë vëllime, e konsideruar jo vetëm kryevepër e tij, por një kryevepër e letërsisë botërore.