Bajern Munihu po mendon të afrojë si trajner Çabi Alonson. Ish-mesfushori i bavarezëve ka lënë një figurë fantastike në klub me sjelljen dhe karakterin e tij. Spanjolli ka nisur rrugën drejt trajningut dhe momentalisht po drejton ekipin e dytë të Real Sociedadit. Presidenti i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenige, ka konfirmuar momentalisht në krye të stolit Hans-Dieter Flik.
Asistenti i Niko Kovaçit ka fituar në dy ndeshjet e para ndaj Olmpiakos-it dhe Borusia Dortmundit. Ai ka fituar besim të paktën deri në një lëvizje tjetër. Dëshira e madhe e bordit drejtues është tekniku i Ajaks-it, Ten Hag. Trajneri i kampionëve të Holandës ka qenë te Bajern Munihu si zëvendës i Pep Guardiolës dhe sukseset me Ajaksin kanë lënë mbresa të mëdha te klubi kampion. Në rast se Ten Hag nuk pranon ofertën e Bajernit me shumë mundësi Rummenige do të kalojë te mesfushori Çabi Alonso.(koha.mk)