Rumania themeloi programin “Shtëpia e Parë” në vitin 2009, në kohën e krizës ekonomike globale, me qëllim për të ndihmuar pronarët e shtëpive të përballojnë më lehtë mirëmbajtjen e pronave të tyre dhe të mos i shesin ato. “Programi ndihmoi në ringjalljen e tregut të pasurive të paluajtshme”, thotë ndërmjetësi i kredive Dragos Nichifor
Rumania, anëtare e Bashkimit Evropian, me shkallën më të lartë të varfërisë, është shteti që ka nivelin më të lartë të pronësisë së shtëpive në botë. Sipas të dhënave të fundit të “Eurostatit”, 96 për qind e rumunëve jetojnë në banesa që janë pronë e tyre, shkruan BBC. Por politikat qeveritare, lëvizjet ekonomike, mundësitë e pakta për marrjen e banesave me qira dhe presioni i shtuar shoqëror për t’u bërë pronarë të banesave nënkuptojnë se përvoja e posedimit të një shtëpie ka ndryshuar dukshëm përgjatë gjeneratave. Në vitet ‘90, në fund të sundimit komunist në Rumani, shteti ishte pronar i 70-përqindëshit të banesave, thotë Bogdan Suditu, një ekspert i planifikimit urban dhe profesor i Universitetit të Bukureshtit.
Kur Qeveria nisi t’i shiste këto prona, njerëzit nxituan t’i blinin shtëpitë ku po jetonin – shumicën e rasteve me çmime jashtëzakonisht të leverdishme. Valuta e devalvuar e Rumanisë, bashkë me shkallën e thelluar të inflacionit, e lehtësuan procesin e blerjes së banesave për gjeneratat e Luftës së Dytë Botërore. “Të paguash 100 mijë lei për një banesë në vitin 1991 ishte goxha para në atë kohë. Më 1994, kjo shumë i binte sa çmimi i një televizori me ngjyra”, thotë Suditu.
Jo vetëm se çmimet e banesave ishin të përballueshme, por Qeveria rumune ndërtoi po ashtu më pak njësi publike banimi pas 1996-s. Kësisoj, blerja e një prone private u bë opsioni më popullor me automatizëm. “Mbajtja e një shtëpie vjen me avantazhe, kështu që i inkurajova edhe fëmijët e mi për ta bërë këtë”, thotë Carmen Ralea, 66 vjeçe. Megjithëse Rumania nuk kishte gjithmonë një kulturë për shtëpi private, vendi i ka dhënë rëndësi mentalitetit pronësor.
Sipas Bogdan Suditu, më herët, nuk ka pasur shumë kërkesa për pronësi shtëpie. Por ai gjithashtu beson se entuziazmi tani buron nga mungesa e alternativave të mundshme të strehimit. Në disa raste, njerëzit nuk janë të informuar për këto mundësi.
“Tani gjithkush ju tregon një ide për pronë. Prindërit e tu bëjnë, bankat ju ofrojnë kredi të lira, zhvilluesit e pasurive të patundshme ju ofrojnë të gjitha llojet e zgjidhjeve. Gjithkush flet për mënyrën se si të bëheni pronar i shtëpisë me kushte të lehtë”, tregon Suditu. Rumania themeloi programin “Shtëpia e Parë” në vitin 2009, në kohën e krizës ekonomike globale, me qëllim për të ndihmuar pronarët e shtëpive të përballojnë më lehtë mirëmbajtjen e pronave të tyre dhe të mos i shesin ato.
“Programi ndihmoi në ringjalljen e tregut të pasurive të paluajtshme”, thotë ndërmjetësi i kredive Dragos Nichifor. “U inkurajuan ndërtuesit, por gjithashtu iu dha njerëzve qasje në kredi më të favorshme, me vetëm 5 për qind paradhënie për një shtëpi”, tregon Nichifor.