Rumania ka vendosur ta rrisë numrin e shikuesve në stadiumin e Bukureshtit për “Euro 2020”.
Qeveria rumune ka vendosur që të lejohet 50 për qind të mbushet kapaciteti i stadiumit, nga 25 për qind sa ishte fillimisht.
Sipas vendimit të fundit, rreth 27 mijë shikues do të lejohen ta përcjellin ndeshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë të shtunën, si dhe ndeshjet tjera që do të zhvillohen në këtë stadium.