Bukuresht, 5 dhjetor – Qeveria rumune u dha dritë të gjelbër punëdhënësve që në vitin 2019 në vend të sjellin 13.500 punëtorë të rinj nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, që ta mbulojnë deficitin e tregut të punës, informon gazeta ekonomike “Ekonomika”.
Tregu i punës në Rumani po përballet me mungesë të dukshme të fuqisë së punës, veçanërisht në fushën e ndërtimtarisë dhe hotelerisë, ndërsa kriza për punëtorë të kualifikuar është përkeqësuar vitin e fundit.
Në të njëjtën kohë, kanë emigruar katër milionë rumunë, derisa importi i fuqisë së punës nga vendet të cilat nuk janë anëtare të BE-së është i kufizuar nga ana e Qeverisë me kuota vjetore.
Në fund të çdo viti, Qeveria përcakton numër maksimal të punëtorëve të huaj të cilët mund të punësohen në Rumani nga vendet të cilat nuk janë anëtare të BE-së dhe rajonit ekonomik evropian. Sipas punëdhënësve në sektorin ndërtimor dhe hotelerik, ky numër nuk është i pamjaftueshëm, shkruan “Ekonomika” duke shtuar se punëdhënësit në sektorin turistik vazhdimisht pohojnë se kanë nevojë prej 50.000 punëtorëve.