Ruiz Jr takohet me nënën e Anthony Joshuas në mbrëmjen gala

7

Andy Ruiz Jr mban katër tituj, por vazhdon ta luajë rolin sikurse të jetë sfidues i Anthony Joshuas. Atmosfera ishte e mirë në darkën e para-luftës të enjten në mbrëmje dhe Ruiz u pa duke i dhënë nënës së kundërshtarit të tij një shtrëngim duarsh miqësor.

Dyshja buzëqeshën teksa shkëmbyen fjalë pas darkës në hotelin Al Faisaliah.

Joshua gjithashtu u fotografua duke puthur nënën e tij Yeta Odusanya në ballë dhe ishte ulur pranë saj gjatë gjithë mbrëmjes.

Edhe boksierët Dillian Whyte dhe Tom Little ishin pjesëmarrës, ndërsa promotori Eddie Hearn mbajti një fjalim.

Comments are closed.