Shqiptarja e quajtur, Rudina Jasini, juriste dhe pedagoge në Universitetin e Oksfordit, është ndër më të suksesshmet jashtë vendit. Ajo ka rrëfyer rrugëtimin e saj profesional dhe personal.
Fillimisht, e zhvendosur nga Shqipëria drejt SHBA-ve në moshën 18 vjeçare, ajo pati përfunduar studimet e larta, për të vijuar më pas në universitetin e Oksfordit.
Në një intervistë ajo tregon se është një adhuruese e muzikës klasike, me një karrierë të suksesshme profesionale, mes udhëtimeve të shumta që i ka pasion, shqiptarja Jasini tani është një përfaqësuese e denjë e brezit të ri të juristëve shqiptar në botë.
Rudina vazhdoi studimet master për drejtësi penale dhe kriminologji si dhe doktoraturën në fushën e drejtësisë ndërkombëtare penale pranë Universitetit të Oksfordit në Britaninë e Madhe. Gjithashtu ajo ka zhvilluar studime kërkimore-shkencore në Universitetin e Harvardit në SHBA, shkruan kultplus.
Sot, Rudina mban leksione nëpër metropole të botës, po ashtu është e pranishme në mediat më prestigjioze botërore.