Kryetarja e Grupit Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë ka sulmuar sërish klasën politike. Ajo ka publikuar emrat e politikanëve që sipas saj janë në pushtet prej 30 vitesh. Deputetja ka publikuar me emra në “Facebook” vjetërsinë e angazhimit të klasës politike pas rënies së komunizmit dhe deri në ditët e sotme.
Në renditjen që Hajdari ka bërë, rezulton se pjesa më e madhe e politikanëve vijojnë që të jenë në poste drejtuese duke e lënë pa fjalë vajzën e Azem Hajdarit, që shkruan “No comment!”.