E ardhmja e Antonio Rudiger duket gjithmonë e më larg Chelsea. Pavarësisht se drejtuesit e “bluve të Londrës” i kanë ofruar rinovimin dhe përmirësimin e pagës, duket se mbrojtësi ka vendosur të mos pranojë qëndrimin në Londër.
Rudiger ka deklaruar se është i hapur ndaj çdo ofertë që do t’i paraqitet dhe në fund të sezonit, kohë kur i përfundon edhe kontrata, do të vendosë për të ardhmen.
Duke pare situatën e krijuar mes lojtarit dhe klubit, shumë ekipe të mëdha kanë nisur bisedimet me menaxherët e gjermanit, përfshi këtu edhe gjigantët e Bayern Munich, të cilët pas largimit të Alabës drejt Real Madrid, do të bëjnë maksimumin për ta rikthyer mbrojtësin në vendlindje.
Gjithashtu, edhe Reali i Madridit e Juventusi ndjekin nga afër mbrojtësin gjerman, që me Thomas Tuchel në pankinë ka rilindur dhe është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te kampionët në fuqi të Evropës.