Ruçi takon kryetarin e Komisionit të Jashtëm të PE, David McAllister

Bruksel, 15 tetor – Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla u takuan sot pasdite edhe me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian David McAllister.

Gjatë takimit u bisedua mbi bashkëpunimin e mëtejshëm të Parlamentit Europian me Shqipërinë, duke u fokusuar në qëndrimet e përbashkëta në politikën e jashtme, bashkëpunimin rajonal e më gjerë.

Z. McAllister vlerësoi veçanërisht faktin që Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perendimor që ka një politikë të jashtme njëqind për qind të unifikuar me politikën e jashtme të BE-së si edhe kontributin e njohur të Shqipërisë për paqen në rajon.