Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi priti të premten në Kryesinë e Kuvendit Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj. Gjatë takimit u diskutua mbi rolin e Komunitetit Mysliman dhe komuniteteve fetare të Shqipërisë në edukimin patriotik, kombëtar e qytetar të brezit të ri, njohjen e të rinjve me traditat historike, kulturore, fetare dhe arsimore të shqiptarëve.