Astana, 23 janar – Detyra kryesore e negociatave në Astana edhe më tutje është ruajtja e armëpushimit në Siri, e cila do të mundësojë zgjidhjen e çështjeve humanitare, deklaroi shefi i delegacionit të opozitës siriane, Mohamed Aloush në deklaratë pas serisë së parë të bisedave. “Armëpushimi duhet me të vërtetë të funksionojë para se të mund të kalojmë drejt çështjeve të tjera. Vetëm atëherë do të mund të kalohet në bisedë për procesin e rregullimit politik”, shtoi ai. Aloush theksoi se opozita kërkon rregullim politik dhe paqe, por është e gatshme edhe për vazhdim të veprimeve luftarake. “Ne jemi civilë, duam t’i mbrojmë qytetarët e Sirisë, por nëse nevojitet jemi të gatshëm të vazhdojmë me luftërat”, shtoi ai. Në raundin e parë të negociatave në tryezë u ulën përfaqësuesit e Qeverisë dhe opozita e Sirisë, e Rusisë, Turqisë dhe Iranit, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Stefan de Mistura dhe ambasadori i SHBA-së në Kazakistan, Xhorxh Krol, si vëzhgues.