Nga: Agron Beqiri
Është e një rëndësie të veçantë dhe strategjike për një shtet përforcimi, kultivimi dhe ruajtja e vazhdueshme e kapaciteteve institucionale dhe administrative. Këtu kryesisht kam fjalën për kapacitetet administrative të institucioneve qendrore dhe ato lokale (njësive të vetqeverisjes lokale) në kontekst të shfrytëzimit dhe absorbimit të fondeve evropiane.
Nuk ka dyshim se fondet e Bashkimit Evropian paraqesin një themel të qëndrueshëm dhe afatgjatë për vendet që janë shfrytëzues të tyre. BE-ja nëpërmjet politikave financiare dhe fondeve të ndryshme para aderuese vazhdimisht tregon vëmendje dhe fokus të veçantë në ndërtimin, zhvillimin dhe forcimin e politikave institucionale, ekonomike, sociale si dhe juridike të vendeve të Ballkanit Perendimor me objektivin e qartë dhe të prerë që në një të afërme të shpejt edhe kjo pjesë e Evropës pas përgaditjes dhe reformave të bëra do përqafon vlerat evropiane, evropianizimin dhe integrimin e plotë (lexo më shumë rreth strategjisë për Ballkanin Perendimor). Maqedonia e Veriut qysh në vitet e 90-ta e këndej është përfituese e asistencës financiare nga BE përmes programeve dhe intrumenteve të ndryshme financiare në periudha të ndryshme kohore duke përmendur programën CARDS, OBNOVA, ECHO, ISPA, SAPARD, dhe e fundit IPA (Instrumenti i Ndihmës para aderuese) instrument i modernizuar dhe unifikuar i cili njihet si vazhdimësi e programeve të mëparshme financiare. Ky instrument financiar është i hapur për gjithë vendet e Ballkanit Perendimor (Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Sërbin) si dhe për Turqinë. Ndryshe njihet si ndihmë e jashtme e BE-së në drejtim të reformimit pozitiv të vendeve kandidate dhe potencial kandidate drejt antarësimit të plot të tyre në BE. Rrugë e gjatë por jo dhe e pamundur!
Gjithësesi këto instrumente nuk janë e vetmja asistencë financiare nga BE por ka edhe shumë të tjera, por ajo që është domethënëse dhe me rëndësi të ceket është se gjithë programet, mjetet financiare të BE-së kanë për qëllim ti parapregadisin vendet drejt politikave dhe standardeve evropiane përmes sundimit të ligjit, konsolidimit dhe përforcimit të institucioneve stabile dhe demokratike, zhvillimit ekonomik lokal dhe social, sektorin e transportit, politikat e mjedisit jetësor dhe agrar, përforcimin e rolit të shoqërisë civile në vendimarrjet politike dhe publike, ndërtimin e kapaciteteve administrative dhe institucionale, hapjen e tregut të punës përmes një ekonomie konkurruese, transportimin dhe përshtatjen e ligjeve, direktivave të BE-së më legjislacionin vendor i cili në terminologjinë evropiane njihet si “Acquis Communautaire” e shumë të tjera.
Gjithashtu, fondet që ofrohen nga BE kanë edhe rëndësi tjetër strategjike pasi që të njejtat pregatisin çdo vend drejt absorbimit të fondeve kohezive dhe strukturale, fonde të cilët për momentin janë të qasshme vetëm për vendet antare të BE-së kurse do jenë të disponueshme për vendet e Ballkanit Perendimor pas antarësimit të plot të tyre në BE. Por ama, për shfrytëzim optimal të fondeve evropiane nevojiten kapacitet absorbuese, kapacitete institucionale dhe administrative të autoriteteve nacionale dhe lokale. Me nocionin kapacitet absorbues nënkuptojmë shkallën në të cilën vendi është i aftë të shpenzojë, shfrytëzoj resurset e alokuara financiare nga ana e BE-së në mënyrë efektive dhe efikase.
Kapacitetet administrative dhe institucionale janë çelësi kryesor dhe forca lëvizëse e çdo shteti në drejtim të përshpejtimit të integrimit të plot në Bashkimin Evropian. Parashtrohet pyetja si?!! Shumë qartë! Nëse shteti investon dhe mirëmban kapacitetet administrative dhe institucionale duke ndërtuar strategji dhe plan veprimi për ndërtim kapacitetesh atëherë ai shtet do ketë shfryzueshmëri dhe performancë të shkëlqyeshme kundrejt fondeve paraaderuese dhe përveç që do përshpejton rrugën vendit drejt reformave dhe integrimit evropian, gjithashtu, shteti këto kapacitete të ndërtuara ndër vite të tëra do i ketë gati për politikat e së ardhmën, drejt ballafaqimit me fondet të reja pas antarësimit të plot në BE. Vlen të potencohet se kemi të bëjmë me fonde që ofrojnë buxhet miljardësh siç janë: Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal, Fondi Koheziv, Fondi Social Evropian, Fondi Bujqësor për Zhvillim Rajonal, Fondi Garantues Bujqësor për Zhvillim Rajonal, Fondi Evropian për Peshkim, Programet e Unionit. Do përmend se Programet e Unionit, pas Samitit të Selanikut (2003) janë të qasshme edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendi ynë është pjesë e një numri të madh të Programeve të Unionit. Pasi që është temë e gjerë, për këtë do flasim herën tjetër rreth llojeve të programeve dhe mundësive që ofrojnë këto programe për vendin, shoqërinë civile dhe qytetarin në veçanti.
Të kthehem tek kapacitetet absorbuese që padyshim janë të lidhura ngusht me kapacitetet administrative. Jemi në vitin e fundit të kornizës financiare IPA 2014-2020. Nëse IPA II ishte e orientuar kah rezultatet e projekteve(result oriented), IPA III (2021-2027) e cila është në pregaditje sipër do jetë e fokusuar në rezultate dhe performancë. Edhe pse skemi shumë informacione dhe të dhëna se si do duket dizajni i IPA III, nga përvoja mund të them se do jetë e fokusuar në prioritete, reforma, dhe tema aktuale. Andaj në kohën kur ende IPA II është duke u implementuar dhe në prag kemi IPA III çdo shtet duhet të tregohet strategjik, fluid dhe i orientuar drejt politikave implementuese me qëllim që të shfrytëzon sa më shumë fonde të BE-së pasi që do ishte jo e shëndetshme dhe për keqardhje këto shuma të konsiderueshme të fondeve të kthehen mbrapa në buxhetin e BE-së. Nga ana tjetër për qytetarin janë me rëndësi të madhe sepse përmisojnë mirëqenien, rrisin ekonominë, zvogëlojnë papunësinë, ofrojnë siguri dhe stabilitet shoqëror etj.
Andaj është e nevojshme qasja serioze e çdo shteti në drejtim të përforcimit të kapaciteteve administrative, në veçanti të atyre që mirren më planifikimin, programimin, koordinimin dhe implementimin e fondeve të BE-së. Duke u bazuar në analizat që janë bërë nga ekspert, hulumtues dhe organizata të ndryshme joqeveritare çdo vitë nga institucionet shtetërore largohen punonjës që mirren në mënyrë të drejtpërsrejt me menaxhimin e fondeve dhe politikave të BE-së duke ikur në sektor privat apo organizata ndërkombëtare që operojnë nëpër vendet respektive.
Kjo nuk e gjitha, kohëve të fundit apo viteve të fundit shtetet ballafaqohen me “brain drain” apo në përkthim literal ikja nga shteti e stafit të kualifikuar dhe trajnuar nga administrata e shtetit. Në kontekst të asaj që u potencua më lart është momenti i fundit ndoshta, madje ndoshta dhe më i përshtatshëm duke u bazuar në prespektivën e qartë të vendeve të Ballkanit Perendimor në rrugën e BE-së që shtetet aspirante ti kushtojnë vëmendje të veçantë ruajtjes së memorjes institucionale dhe ruajtes së kuadrit të profilizuar dhe profesionalizuar në veçanti, potencoj kuadrit/stafit që mirret me programimin, koordinimin dhe implementimin e projekteve të BE-së përmes krijimit të strategjive për mbajtjen dhe ruajtjen e trurit të tyre(Retention policy dhe capacity building strategies). Ky është ilaçi ndoshta që do zgjidhte sfidat dhe do hapte prespektivat e çdo shteti në drejtim të integrimit të shpejt në stukturat integruese.
Po ç’ndodhë me kapacitetet administative të njësive të vetëqeverisjes lokale?!! Çfar duhet bërë komunat për përforcimin e kapaciteteve dhe ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve? Mos të harojmë integrimi i vendit drejt BE-së kalon nëpërmjet komunave. Ata luajnë rol të rëndësishëm në reformat integruese. Por për rolin e pushtetit lokal ndaj procesit integrues të vendit dhe mundësitë që ofrojnë programet e BE-së në shkrimin e rradhës. (koha.mk)