Fëmijët e kuptojnë se dhimbja, sakrifica e prindërve është e pazëvendësueshme. Prandaj, këta djem, Daniel dhe Jason Knust kanë vendosur të bëjnë diçka për t’i thënë nënës “falemnderit.”
Vëllezrit Knusts nga Wollongong, Australi, kanë ruajtur dhjetë vjet para që të vijnë në këtë ditë, transmeton lajmi.net
Daniel e pyeti nënën e tij “hej nënë, a e di qe sa vjet e ke dashur një BMW? Një makinë të re?”
Nëna e befasuar vazhdonte të thoshte “jo,jo,jo.”
“Puna e mirë të shpërblen, dhe kjo diçka që nëna na ka mësuar që në moshë të re, dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë.”
Danieli, e ka shpërndarë këtë çast të mrekullueshëm në instagram. Ai tha se makina nuk është asgjë në krahasim me atë çfarë nëna e tyre kishte bërë.
“Një dhuratë e vogël që tregon se sa e vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për Jasonin dhe mua” ka shkruar ai.