E mbani mend kur ju ka rënë dhëmbi i parë i qumështit? Për disa ka qenë e frikshme dhe e dhimbshme, ndërsa disa të tjerë u bindën se jua mori Zana e Dhëmbit. Disa prindër i ruajnë dhëmbët e qumështit që ju bien fëmijëve. Megjithëse kjo mund t’ju tingëllojë e çuditshme, ka një arsye pse ia vlen ta bëni edhe ju. Dhe kjo është shkencërisht e vërtetuar.
1.Ruajini dhëmbët e fëmijëve për qelizat dentare
Mund të ketë disa arsye për një prind që nuk e hedh dhëmbin e rënë të fëmijës. Megjithatë, një arsye për ta ruajtur ka lidhje me shëndetin e ardhshëm të vogëlushit. Shkencëtarët rekomandojnë t’i ruash dhëmbët e rënë për të nxjerrë qeliza staminale prej tyre. Më vonë, këto qeliza mund edhe t’i shpëtojnë atij jetën.
Çfarë janë qelizat dentare dhe si i ruajmë? Të gjithë përbëhemi nga grimca elementare të quajtura qeliza. Trupi ynë është i ndërtuar prej tyre në të njëjtën mënyrë si shtëpia prej tullave. Qelizat ndahen në tre grupe të ndryshme dhe secila ka një funksion të veçantë. Qelizat staminale janë qelizat e reja, që më pas rriten në një prej atyre grupeve.
Qelizat e gjakut rriten dhe zhvillohen në një pjesë të ngjashme me sfungjerin, të quajtur palca e kockës. Ato mund të merren nga dhëmbët, si edhe nga pjesë të tjera të kockës. Mbani mend, dhëmbët duhet të ruhen në një vend të duhur, që të jenë të dobishëm.
Si mund të ndihmojnë ato?
Qelizat staminale mund të riprodhojnë lloje të tjera të qelizave në trup. Kështu, mund të zëvendësojnë qelizat e dëmtuara. Kërkimet tregojnë se qelizat staminale mund të ndihmojnë në luftimin e kancerit. Studime po kryhen edhe në zbulimin e potencialit të qelizave staminale, në trajtimin e sëmundjeve të tjera, si për shembull infarkti kardiak. Kini parasysh se disa studime mund të përfundojnë pa sukses dhe duhet të siguroheni që mjekët në klinikë janë profesionistë të vërtetë.