Presidenti i Republikës Sërbska dhe partisë SMSD, Milorad Dodik, pas takimit me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, mbrëmë në Sarajevë, deklaroi se autoritetet e RS janë përcaktuar për rrugën evropiane të BeH, por se dëshirojnë RS të jetë më e dukshme në këtë rrugë përmes mekanizimit për koordinim. “RS bëri gjithçka në korniza të agjendës reformuese ekonomike dhe e vetmja që i përmbushi kushtet nga letra për qëllimet me FMN-në”, deklaroi Dodik, transmeton “Nezavisne Novine”.
Dodik thotë se problemi qëndron në atë që në BeH nuk funksionoi mekanizimi për koordinim, ndërsa për këtë e akuzoi Këshillin e ministrave të BeH, i cili, siç tha, aspak nuk i përmbushi obligimet e saj. Në takimin me përfaqësuesen e lartë Mogerini, udhëheqësit e partive politik në BeH e theksuan përcaktimin e vendit drejt integrimeve evropiane, thekson gazeta “Nezavisne Novine”.