Shkup, 29 nëntor – Nga e enjtja, Ndërmarrjet publike komunale të ujësjellësit do të kenë çmime më të lira të energjisë elektrike që do t’u sigurohet përmes “EMV shitje” dhe do të ndihmojnë këto Ndërmarrje të përmirësojnë likuiditetin, thekson Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE) në takimin me përfaqësuesit e Shoqatës së ofruesve të shërbimeve të ujit ADKOM. Ai ka kërkuar nga KRRE që të përcaktojë çmimin përfundimtar të ujit në mënyrë që të mund të rriten investimet dhe të zvogëlohet humbjet e ujit për rreth 60 për qind si dhe të optimizohet punësimi në Ndërmarrjet publike të ujësjellësit.
“Duke pasur parasysh se në vitin 2022 shumica e Ndërmarrjeve publike komunale të ujësjellësit u përballën me çmime jashtëzakonisht të larta, kishte muaj kur shpenzimet e energjisë elektrike ishin më të larta se të ardhurat totale, por tani me këtë masë të qeverisë do të lehtësohet likuiditeti i këtyre kompanive publike. Duhet t’u dilet në ndihmë dhe ndihmohet me këtë çmim të energjisë elektrike, por duhet edhe ju të ndihmoni duke rritur efikasitetin për ta bërë sistemin të qëndrueshëm. Nuk mundemi nga një vend që ka ujë, të lejojmë luksin e humbjes të rreth 60 për qind të ujit në sistem”, theksoi Bislimoski. Ai shtoi se tani është koha vendimtare që humbjet të zvogëlohen në nivel shtetëror.
Në shpërndarjen e energjisë elektrike ku përcaktojmë tarifën, shtoi ai, numri i përgjithshëm i të punësuarve në të gjithë vendin është rreth 1700.