Kërçovë, 17 prill – Në Kërçovë këtyre ditëve nëpër rrugë po vendoset sinjalizim i ri horizontal. Punëtorët nga kompania që i realizon punime pa ndërprerje po i freskojnë kalimet e këmbësorëve dhe të gjithë shenjat e domosdoshme horizontale, për zhvillim të pandërprerë të komunikacionit. Ky intervenim është pjesë e programit të komunës së Kërçovës për vitin 2018 dhe është financuar nga buxheti lokal. Nga komuna janë të kënaqur që në kohë do të përfundojë ky intervenim para vrullit të sezonit, kur në qytet numri i automjeteve edhe trefish do të rritet.
“Si edhe dy viteve paraprake, ashtu edhe sivjet në periudhë optimale bëjmë vendosje të sinjalizimit të ri horizontal të të gjithë rrugëve në qytet. Sinjalizimi horizontal e lehtëson zhvillimin e komunikacionit, ndërsa nga ana tjetër e rrit sigurinë e këmbësorëve. Presim që në dhjetë ditët e ardhshme qyteti në tërësi të pajiset me sinjalizim të ri horizontal”, thotë Emin Nasufi nga komuna e Kërçovës.