Shkup, 17 maj – Në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve do të zbatohen standarde të reja dhe njohuri shkencore sipas praktikave në shtetet më të zhvilluara evropiane. Me projektin e parë ndërkombëtar në vend për zbatim të polimer bitumenit të modifikuar tek rrugët me ngarkesë të rëndë qarkulluese dhe autostradat janë bërë matjet e para gjatë rikonstruksionit të korsisë së majtë të aksit rrugor Negotinë-Demir Kapi në gjatësi prej dy kilometrave dhe siç deklaroi sot drejtori i NPRRSH, Zoran Kitanov efektet janë shfaqur maksimalisht pozitive, njofton Koha.mk
Matjet e vitit të kaluar, kanë treguar se rrugët janë shumë të dëmtuara, ndërsa deri në fund të vitit pritet të rehabilitohen dhe rikonstruktohen 600 kilometra rrugë. Zbatimi i njohurive të reja shkencore do të mundësojë kursim.
Projekti është bashkërisht e kanë realizuar profesorë nga Fakulteti i ndërtimtarisë pranë USHCM dhe Fakulteti për shkenca transportuese nga Universiteti teknik i Çekisë, kompani DAvY, NP për rrugë shtetërore dhe Shoqata për rrugë.
“Me zbatimin e njohurive të reja dhe materialeve të reja, cilësia e jetëgjatësisë së eksploatimit të konstruksionit rrugor si segmenti më i rëndësishëm i rrugëve do të kontribuojë që të zgjasin më gjatë, që do të thotë do të kemi pranim të anuluar të mjeteve financiare nga gjenerata e dytë”, tha prof, Goran Mijoski, profesor në Fakultetin e ndërtimtarisë në Shkup dhe pjesëmarrës në projekt.
Ai theksoi se konstruksionet rrugore projektohen dhe mirëmbahen sipas standardeve vijuese dhe se vijon zhvendosja e standardeve evropiane.
Rrugët projektohen për periudhë prej 20 viteve, pas së cilës duhet të pasojë rikonstruksion, ndërsa rehabilitimi mund të jetë edhe më herët e kryer nëse ndonjë nga parametrat e caktuara për konstruksionet për rrugët nuk i përmbush standardet.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski porositi se si shtet, prioritet i lartë i së cilës është BE-ja kemi detyrim të ndërtojmë edhe rrugë funksionale dhe të sigurta sipas standardeve më të larta evropiane.
“Duhet t’i përcjellim trendet moderne dhe arritjet shkencore në fushën e ndërtimtarisë. Siç thonë inxhinierët, asfalti është lloji më cilësor i rrugës, por shikuar ekonomikisht kjo është pjesa më e shtrenjtë. Për këtë zbatimi i materialeve të përdorura cilësore është shumë i rëndësishëm për jetëgjatësinë dhe qëndrueshmërinë e rrugëve”, tha në hapjen e konferencës Sugareski.
Deri më tani në vend janë kryer vetëm zhvendosje direkte të dispozitave evropiane që i përkasin ndërtimit të rrugëve, ndërsa me projektin shkencor-hulumtues kjo për herë të parë do të bëhet në bazë të një eksperimenti shkencor. Me këtë definohen specifikat tona për aprovimin e anekseve nacionale. (koha.mk)