Shkup, 22 shkurt – Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Në viset malore në pjesën perëndimore të vendit ka mbetje të borës pas intervenimit të ekipeve nga NP “Rrugët e Maqedonisë”. Reshje të dobëta të borës ka në Mavrovë, Bukovë, Strazhë dhe Gjavato.
Ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në qafën malore Strazhë është hequr në orën 05:25.
LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.
Nga 15 nëntori, në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2018.