Shkup, 21 janar – Komunikacioni në të gjithë rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Për shkak të mjegullës në Pletvar dhe Negotinë dukshmëria është zvogëluar deri në 100 metra.
LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar, në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.