Zejnulla VESELI
Shkup, 16 qershor – Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë që nga viti 2008 e këndej ka qenë premtim i partnerëve qeveritar VMRO-BDI, të cilët vazhdimisht kanë premtuar ndërtimin e kësaj rruge të rëndësishme që lidhë Maqedoninë me Kosovën, por deri në përfundimin të qeverisjes 10 vjeçare, kjo rrugë ka mbetur vetëm si premtim në letër, shkruan gazeta KOHA. Pothuajse në të gjitha programet e koalicionit qeveritar VMRO-BDI, 2008, 2014 dhe 2016, prioritet ka qenë ndërtimi i këtij aksi rrugor, mirëpo në korrik të vitit të kaluar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për gazetën “Koha” deklaruan që projektimi i rrugës Shkup-Bllacë në gjatësi prej 12 km përmes një grandi nga WBIF është nënshkruar marrëveshje për projektimin plotësues nga firma projektuese Mott MacDonald dhe IPF Consortium. Qeveria e Maqedonisë plotë 10 vite përmes shpalljes së tenderëve ndërkombëtare ka kërkuar që kjo rrugë të ndërtohet me modalitetin privato-publik, por i gjithë projekti ende është në fazën fillestare dhe se deri në muajin shkurt të vitit 2017 kur dhe ishte publikuar dhe tenderi i fundit dhe askush nuk është paraqitur për të marrë përsipër ndërtimin e kësaj rruge sipas modaliteti privato-publik prandaj dhe mund të konsiderohet se ky projekt ishte i dështuar. Tani në programin e qeverisë së re LSDM ku sërish partner është BDI-ja autostrada Shkup-Bllacë sërish si prioritet është futur në programin qeveritar por pa dhënë asnjë detaj se si do të ndërtohet kjo rrugë. “Qeveria do të miratojë plan për investime në infrastrukturë rrugore në vlerë prej 3 miliard euro në 10 vitet e ardhshme deh përmes këtyre investimeve do të ndërtojë 600 kilometra rrugë autostradash, 550 kilometra rrugë magjistrale dhe rajonale si dhe 1000 kilometra rrugë lokale dhe prioritet do të jetë ndërtimi i autostradës Shkup- Bllacë, kufiri me Kosovën”, thuhet në programin e punës së Qeverisë së re. Për të mësuar më tepër rreth ndërtimit të këtij aksi rrugor që lidh Maqedoninë më Kosovën kontaktuam ministrinë e Ekonomisë se ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë do të ndërtohet më para nga Buxheti i Maqedonisë parmes kredive, apo sërish do të vazhdohet me modelit e deritanishëm të Qeverisë së mëparshme qe edhe 10 vite tjera përmes publikimit të tenderëve të gjenden investitorë që këtë aks rrugor ta ndërton sipas modeli të partneriteti privato-publik. Nga Ministria e Ekonomisë për gazetën KOHA deklaruan se ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, do të jetë një nga prioritet e para të qeverisë së re. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi deklaron se që nga dita e parë e marrjes së detyrës një nga prioritet e tij të para dhe të subjektit që përfaqëson BDI, është ndërtimi sa më i shpejtë i autostradës Shkup-Bllacë, që është e një rëndësie të madhe për Maqedoninë, Kosovën por edhe për rajonin në tërësi. “Rruga Shkup- Bllacë një ndër projektit e para që BDI-ja nga partneri qeveritar LSDM do të kërkoj që sa më shpejtë të gjenden mjete financiare dhe të fillohet me realizimin e këtij projekti që është e një rëndësie të madhe për Maqedoninë, Kosovën por edhe për rajonin në tërësi”, thotë Kreshnik Beksteshi, ministër i ekonomisë. Njëherit zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, përmes një postimi në Fejsbuk ka bërë të ditur në zhbllokimin e mbështetjes financiare nga BE për Maqedoninë. “Sapo më informuan jo zyrtarisht se sot në Stokholm, komiteti drejtues i WBIF (Western Balkan investment Framework) ka marrë vendim që të liron mbi 110 milion euro për projekte infrastrukturore ne Maqedoni, krejt kjo si rrjedhojë e angazhimit dhe klimës së re politike ne vend dhe at 75 milion euro për linjën hekurudhore të korridorit 8, 27 milion euro për rrugën Kërçovë-Gostivar, 7 milionë euro për rrugën Kriva Pallankë-Deve Bair”. Maqedonia po rikthehet në rrugën e duhur!”, ka shkruar Osmani.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara