Dibër, 1 dhjetor – Rruga lokale për në fshatin Rostush nesër në periudhën prej orës 10 deri në orën 17 do të mbyllet për komunikacion për shkak asfaltimit.
“Asfaltimi i rrugës, që ka rëndësi vitale për të gjithë qytetarët e komunës së Rostushës është në fazën përfundimtare dhe nëse punët zhvillohen sipas dinamikës së paraparë duhet të përfundojë tërësisht së shpejti. Është në gjatësi prej mbi dy kilometra, ndërsa me këtë intervenim zgjerohet mbi gjashtë metra, në vend të deritanishmet 3,5 deri katër metra. Tashmë është asfaltuar edhe qendra e Rostushes e cila ka imazh të ri”, informojnë nga komuna Mavrovë-Rostush.
Projekti financohet nga Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural në vlerë të përgjithshme prej 18.594.783 denarë.