Kryeministri Rama ka njoftuar nga Fieri se brenda pak ditësh do të lidhet kontrata për Rrugën e Arbrit. Nga Fieri, ku ka nisur konsultimet me qytetarët për buxhetin e vitit 2018, ai është ndalur në Rrugën e Arbrit. Kryeministri Rama njoftoi se brenda pak ditësh, do të lidhet kontrata për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Ditë më parë, në mjediset e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë e Komisioni i dhënies me koncesion të procedurës me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit”, u diskutua mbi tre operatorët ekonomikë që kishin shfaqur interes.