Një kamion me tabela të Tetovës është rrokullisur në autostradën Tetovë – Shkup në afërsi të pompës së benzinës “Okta”, afër pikës pagesore Gllumovë. Për shkak të kamionit të rrokullisur, komunikacioni po zhvillohet përmes njërës lentë..
Për momentin nuk ka ndonjë informacion se si ka ardhur deri te aksidenti. Pritet që deri në fund të ditës MPB të dalë me detaje.