Shtatë emigrantë janë lënduar pasi mbrëmë rreth orës 20:50 u përmbys një furgon me targa të Manastirit në autostradën Strumicë-Valandovë në afërsi të udhëkryqit për fshatin Raborci, kumtoi zëdhënsja e SPB-Strumicë, Hrizantema Rendevska.
Shoferi i furgonit u arratis, ndërsa policia dhe prokurori publik e inspektuan vendin e aksidentit.
Në nxjerrjen e të lënduarve morën pjesë gjithashtu zjarrfikës nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Strumicës, të cilët përdorën mjete të posaçme hidraulike për t’i nxjerrë pasagjerët.
Ky është aksidenti i dytë për dy ditë që përfshin automjete që transportojnë emigrantë. Një shofer furgoni plot emigrantë shkaktoi një aksident të rëndë pardje në një nga rrugët kryesore të qytetit, me ç’rast u plagosën një numër i madh emigrantësh.