Shkup, 25 shkurt – Një autobus, në të cilin ka qenë vëtëm se shoferi A.M. (46 vjeç) nga Strumica, sonte rreth orës 18 e 30 minuta është rrokullisur në rrugën nga fshati Vasilevë drejt fshatit Piperovë, raporton gazeta KOHA.
A.M. me auto-ambulancë të Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Spitalin e Strumicës, por sipas informatave të para nuk ka lëndime serioze, është ndaluar për kurim dhe mbykqirje të mëtejme mjekësore.
Fatkeqësin e kanë konfirmuar edhe nga Sektori i Punëve të Brendshme – Strumicë, nga ku kanë informuar se autobusi ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, transmeton KOHA.
Arsyeja për se ka ardhur deri te aksidenti deri më tani është e panjohura, ndërsa ekipet e Sektorit të Ministrisë së Brendshme në Strumicë ka kryer hetim në vendin e ngjarjes. Për shkak të derdhjes së naftës nga autobusi në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe një automjet kundër-zjarrit me tre zjarrfikës të Qendrës së zjarrfikësve të Strumicës. (koha.mk)