Mjekja nga klinika e Shkupit për gjinekologji në kujdestari të së cilës vdiqën katër foshnja të porsalindura, ndërsa ajo nuk ishte në vendin e punës në atë moment, gjashtë muajve të ardhshëm do të merr 30 për qind rrogë më të vogël dhe do të punojë nën mbikëqyrje të një specialisti tjetër, ndërsa do t’i merret edhe subspecializimi për neonatologji. Ky është vendimi i komisionit disiplinor, i formuar pasi që mjekja gjatë kohës së kujdestarisë ka lëshuar Klinikën dhe është kthyer madje kur është informuar për rastet. Nga Komisioni për mbikëqyrje profesionale më herët kanë konfirmuar se nuk bëhet fjalë për gabim mjekësor, por vendimi i masës disiplinore vjen pasi rasti është bërë publik.