Armando Sadiku i dha fund aventurës me Luganon, teksa është rikthyer te klubi i Levantes në Spanjë. Ndërkohë në Turqi janë të bindur se sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të firmosë shumë shpejt me skuadrën e Trabzonsporit.
Sipas “gunes.com”, Levante kërkon 750 mijë euro për kartonin e Sadikut, teksa drejtuesit turq pretendojnë që kjo shifër të ulet në 500 mijë euro për të bërë të mundur finalizimin e marrëveshjes.
I njëjti burim konfirmon se sulmuesi shqiptar pritet të marrë një rrugë prej 750 mijë eurosh në vit.