Bruksel, 1 prill – Operatori telekomunikues “Proksimus” lansoi rrjetin 5G lajt nëpër tërë Belgjikën.
Rrjeti përfshin shumë qytete belge, por jo edhe Brukselin, sepse ai rrjet nuk i plotëson standardet e rrepta në zonën e rrezatimit të përshkruara nga ky rajon.
Përfaqësuesit e asamblesë së qytetit të Brukselit deklaruan se standardet në zonën e rrezatimit në këtë qytet-rajon janë për 50 për qind më të rrepta nga ato të përshkruara nga BE-ja dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Rrjeti 5G lajt filloi me punë në qytetet Brizh, Luven, Ostend, Mons, Haselt, Namur dhe Zaventem.(koha.mk)