Një ligj i ri ka hyrë në fuqi në Gjermani dhe u kërkon rrjeteve sociale të fshijnë “postimet ilegale” ose të paguajnë gjoba deri në 50 milionë euro. Kompanitë me më shumë se dy milionë përdorues gjermanë kanë 24 orë kohë që të fshijnë përmbajtjet që nxisin urrejtje ose me materiale tjera kriminale. Ky ligj konsiderohet si ndër më të rreptit në botë. Kritikët kanë thënë se limiti kohor nuk është real dhe se mund të bëjë censurim të gabueshëm. Deputetët e Gjermanisë e votuan këtë ligj në qershor, pasi që një numër i lajmeve falso bënë bujë lidhur me profile të larta dhe me fjalime që nxisnin urrejtje.