Shkup, 19 janar – Skuadra e FC Shkupit edhe në miqësoren e dytë në kuadër të përgatitjeve për sezonin pranveror nuk ka arritur të fitojë, bën të ditur gazeta Koha.
Sot në fushën ndihmëse në stadiumin pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, djemtë e Qatip Osmanit kanë luajtur baras 0-0 kundër skuadrës së Dritës nga Gjilani, trajner i së cilës është shkupjani Ardian Nuhiu.
Një rezultat identik si ajo me Flamurtarin e Prishtinës e zhvilluar po në të njëjtin stadium.