Shkup, 21 tetor – NP “Ujësjellës dhe kanalizim”- Shkup vendos rrjet të ri të ujësjellësit në “Dizhon 1” në komunën Çair, investim me vlerë prej 2.800.000 denarë.
“Gjatë periudhës së fundit në Komunën Çair, në rr. “Dizhon” nr.1, NP “Ujësjellës dhe kanalizim”-Shkup, ka investuar në vendosjen e rrjetit të ri të ujësjellësit. Njëherit në rr. “Dizhon nr.1, tubacioni i vjetër 5/4 u zëvendësua me të ri f100 tubacion duktal, në gjatësi prej 212 metra. Gjatë kryerjes së aktiviteteve 34 lidhjet e vjetra të ujësjellësit, ishin zëvendësuar me të reja dhe ishin lidhur në rrjetin e ri”, informojnë nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim”.
Pas përfundimit të aktiviteteve të punës nga ana e NP “Ujësjellës dhe kanalizim”-Shkup, Komuna e Çairit filloi me asfaltimin e rrugës.