Rrjedhin afatet për Qeveri të re, partitë negociojnë , por nuk komunikojnë hollësi

69

Shkup, 9 gusht – Rrjedhin afatet për formimin e shumicës së re parlamentare dhe Qeverisë së re, për shkak të së cilës negociatat midis partive politike që fituan vende parlamentare po zhvillohen me një ritëm të përshpejtuar. Të gjithë pohojnë se bisedojnë, por deri më tani askush nuk ka dhënë detaje rreth rrjedhës së negociatave dhe nëse ka ndonjë progres, informon Koha.mk

LSDM dje përsëriti se po zhvillon negociata serioze për formimin e Qeverisë me mandat të plotë katër vjeçar, e cila, siç theksoi, duhet të sigurojë pastrimin e gjyqësorit dhe verifikimin e origjinës së parave dhe pronave të secilit zyrtar.

Qeveria e re, thonë nga partia, do të angazhohet për të luftuar krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet – qoftë ajo që vjen nga një parti, komunë, institucion, ekspert, zyrtar, i njohur apo i panjohur, dhe përparësia është që të pastrohet gjyqësori.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski dje tha se kemi komunikim me partitë politike dhe nuk do të hyja në detaje që të mos e dëmtojë procesin.

“Nga ajo që mund të vërehet dhe është folur më parë nga kryetari Mickoski dhe nga postulatet që dalin nga VMRO-DPMNE, përcaktimet programore dhe ekonomike duhet të identifikohen”, thotë Arsovski.

Lidhur me komunikimin e VMRO-DPMNE-së me partitë e tjera, ai thekson se raporte miqësore dhe komunikim ka me gjitha partitë, ndërsa nëse ka ndonjë detaj do të del informatë zyrtare.

Pas konstituimit të Kuvendit pesë ditë më parë, PDSH komunikoi se në një takim të liderit të saj Menduh Thaçi me Zoran Zaevin, LSDM u ka ofruar atyre që të jenë pjesë e koalicionit të ri qeveritar. Partia Demokratike e Shqiptarëve në përgjithësi pajtohet të jetë pjesë e qeverisë, por u dakordua për të krijuar grupe pune të kryesuara nga sekretarët e dy partive për të rënë dakord për hollësitë.

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik, përbërja e re parlamentare u konstituua katër ditë më parë dhe filloi afati 10-ditor për formimin e shumicës parlamentare, pas së cilës Presidenti duhet të japë mandatin për të formuar Qeverinë. Mandatari, në afat prej 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, dorëzon program në Kuvend dhe propozon formim të Qeverisë. (koha.mk)

Comments are closed.