Shkup, 29 qershor – Numri i punëtorëve në industri në maj të vitit 2018, në krahasim me majin e 2017-ës është rritur për 8,9 për qind publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Numri i të punësuarëve në sektorin e Minierës dhe nxjerrjes së gurëve në maj të vitit 2018, në krahasim me maji e 2017, shënon rritje prej 1,7 për qind, në sektorin e Industrisë përpunuese ka rritje prej 9,9 për qind, ndërsa Furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 0,2 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, rritje ka tek produktet intermediare, përveç energjisë për 15 për qind, produktet kapitale për 28,2 për qind dhe Produktet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 2,3 për qind, ndërsa rënie ka edhe tek Energjia për 0,7 për qind dhe Produkte jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 0,3 për qind.