Shkup, 28 nëntor – Prodhimi industrial në tetor të këtij viti në krahasim me tetorin e vitit të kaluar është rritur për 4,2 për qind, derisa në periudhën janar-tetor të zbatuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shënon rritje prej 5,4 për qind, publikoi sot Entit Shtetëror i Statistikës, njofton KOHA.
Shikuar sipas sektorëve, në tetor të këtij viti krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, rënie ka në sektorët “Minierë dhe nxjerrjen e gurëve” për 11 për qind dhe “Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar” për 5,5 për qind, ndërsa rritje prej 7,8 për qind në sektorin “Industri përpunuese”.
Sipas grupeve industriale kryesore, prodhimi në tetor të vitit 2019, në krahasim me tetorin e vitit 2018, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 3,2 për qind, Prodhime kapitale për 12,5 për qind dhe Prodhime të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 6,2 pr qind, derisa rënie shënohet te Energjia për 8,5 për qind dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5,3 për qind. (koha.mk)