Shkup, 19 gusht – Vlera e përgjithshme e punëve të kontraktuara ndërtimore jashtë vendit në gjysmën e parë të vitit arrin 3.993.844.000 denarë, që është për 345,1 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.
Në periudhën janar-qershor të këtij viti, operativa ndërtimore nga vendi ka kryer punë ndërtimore në vlerë të përgjithshme prej 76.725.000 denarëve, që është për 88,5 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rënia e madhe e vlerës së punëve të kryera ndërtimore i përket përfundimit të aktiviteteve ndërtimore në objektet në Bosnjë e Hercegovinë në fund të vitit të kaluar.
Në gjysmën e parë të këtij viti është vërejtur vëllim i madh i punëve të kryera të ndërtimore në Gjermani, Mal të Zi dhe Bullgari.(koha.mk)