Rritje prej 16,8 për qind të neto fitimit të Telekomit në nëntë muajt e parë të vitit

Shkup, 8 nëntor Neto fitim me rritje prej 16,8 për qind dhe rritje e numrit të shfrytëzuesve të internetit me shtrirje të gjerë dhe IPTV shërbime, evidentoi Telekomi i Maqedonisë në nëntë muajt e parë të vitit.

“Telekomi i Maqedonisë shënon trende pozitive në nëntë muajt e parë të punës. Të ardhurat nga shitja shënojnë rritje për 1,7 për qind, është rritur profitabiliteti, ndërsa kompania në mënyrë të vazhdueshme ka rritje të numrit të shfrytëzuesve të internetit me shtrirje të gjerë dhe në segmentin IPTV.  Fitimi operativ para kamatave, tatimit dhe amortizimit (EBITDA) për nëntë muajt e parë të vitit 2018 është rritur për 6,7 për qind në krahasim me periudhln e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa neto fitimi shënon rritje prej 16,8 për qind, kumtoi sot Telekomi i Maqedonisë.

Kompania e telekomunikacionit informoi se në fund të nëntë muajve të parë të vitit, numri i përgjithshëm i shfrytëzuesve të internetit me shtrirje të gjerë është rritur për 1,7 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe është 192,7 mijë. Për 8,7 për qind është rritur numri i IPTV shfrytëzuesve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, që rezulton me bazë prej 124,1 mijë shfrytëzues në fund të nëntë muajve të parë të vitit 2018. Sipas vlerësimeve interne, Telekomi i Maqedonisë ka 29,7 për qind pjesëmarrje nga TV tregu i përgjithshëm.

TM kumton se e kanë rritur pjesëmarrjen e postpejd parapaguesve në rrjetin e tyre mobil. Në fund të nëntë muajve të para të vitit kompania ka 1.236 mijë parapagues ose pjesëmarrje prej 49 për qind në tregun e telefonisë mobile, sipas vlerësimit intern.