Shkup, 29 qershor – Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit në maj të këtij viti në krahasim me majin e vitit të kaluar shënon rritje nominale për 13 për qind, ndërsa realisht për 9,7 për qind, publikoi Enti shtetëror për statistikë.
Sipas të dhënave të publikuara tek produktet joushqimore përveç karburantit në tregtinë me pakicë është vërejtur rritje nominale për 7,7 për qind, ndërsa realisht për 4,9 për qind, tek tregtia me karburante ka rritje nominale për 10,3 për qind, ndërsa realisht për tetë për qind edhe tek tregtia me pakicë me karburante automobilistike ka rritje për 12,8 për qind, ndërsa realisht për 1,9 për qind.