Në tremujorin e dytë të vitit 2017 ka rritje të vogël të aktiviteteve në tregun me patundshmëri që i përket shkallëve të volitshme të interesit të bankave komerciale dhe rënies së madhe të çmimeve të banesave, ndërsa mund të vërehet edhe rënie e madhe e çmimeve të blerjeve të banesave në numër të madh të komunave, tregojnë rezultatet nga Regjistri i çmimeve dhe qirave për periudhën nga 01.03.2017 deri më 30.16.2017 që e ka përpunuar Agjencia për kadastër të patundshmërive.
Nga Regjistri shikohet se oferta e banesave në treg vazhdimisht rritet, me çka e përmbush kërkesën dhe se momentalisht ka mjaft rezerva në banesat e sapondërtuara nëse rritet kërkesa.
Nga Agjencia për kadastër të patundshmërive në periudhën e ardhshme presin rënie të ulët dhe stabilizim të çmimeve të patundshmërive në disa komuna, nëse kushtet e tregut të patundshmërive mbeten të njëjta kohë më të gjatë, para se gjithash për shkak të aktivitetit të rritur ndërtimor dhe kërkesës dukshëm të zvogëluar të banesave.