Shkup, 17 janar – Qarkullimi në industri në 11 muajt e vitit 2018 shënon rritje prej 16,1 për qind në krahasim me atë periudhë të vitit paraprak. Rritja prej 15,1 për qind është vërejtur edhe në nëntor të vitit 2018 në krahasim me nëntorin e vitit 2017, derisa në krahasim me tetorin e vitit 2018 ka ulje prej 0,1 për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri në nëntor të vitit 2018, në krahasim të nëntorit të vitit 2017, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 10,8 për qind, prodhimet kapitale për 27,5 për qind, prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 3,2 për qind dhe prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 3,8 për qind.
Indeksi i qarkullimit në industri, gjithsej, në nëntor të vitit 2018, në krahasim të tetorit të vitit 2018, është 98.4, derisa në periudhën janar – nëntor të vitit 2018, në krahasim me periudhën janar – nëntor të vitit 2017, është 113.
Qarkullimi i industrisë në tregun vendor në nëntor të vitit 2018, në krahasim me nëntorin e vitit 2017 shënon rritje prej 4,2 për qind.
Qarkullimi në industri në tregjet e huaja, në nëntor të vitit 2018, në krahasim me nëntorin e vitit 2017, shënon rritje prej 19,8 për qind.
Qarkullimi në industri në tregjet e huaja, në nëntor të vitit 2018, në krahasim me tetorin e vitit 2018, shënon rënie prej 1 për qind, derisa në periudhën janar – nëntor të vitit 2018, në krahasim me periudhën janar – nëntor të vitit 2017, shënon rritje prej 16,1 për qind.