Paris, 23 prill – Popullariteti i presidentit francez Emanuel Makron është rritur për dy pikë procentuale gjatë këtij muaji, duke arritur 32 për qind, tregon anketa e agjencisë Odoksa.
Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s, analitikët vlerësojnë se popullariteti i shefit të shtetit, i cili ra në 27 për qind në dhjetor si pasojë e protestave masive të “jelekët të verdhë”, tani rritet falë reagimit të shpejtë të tij pas zjarrit në katedralën parisiene Notër Dam, por edhe në pritje të publikimit të masave për reforma pas “debatit të madh”, të cilët mes tjerash përfshijnë rritje të pensioneve të vogla, në pajtim me inflacionin dhe zvogëlimin e tatimeve të të ardhurave për personat me të ardhura të vogla.
Në të njëjtën kohë, rejtingu i kryeministrit francez Eduard Filip mbetet stabil me 34 për qind.