Dhuna e kryer nga ana e djathtistëve radikal me motive drejtuar kundër të huajve dhe ideologji tjera është rritur në më shumë se 14 për qind gjatë vitit 2016, njoftoi sot Ministria gjermane Punëve të Brendshme. Rritja e krimit të motivuar djathtist radikal ndodh pasi në vitin 2015 kishte rritje të konsiderueshme të këtij lloji të krimit, ndërsa analistët e policisë gjermane theksuan se rritje ka edhe në krimin lidhur me fjalorin e urrejtjes, njoftoi korrespondenti i MIA-s.
Në vitin 2016 janë shënuar 1.698 sulme fizike, kërcënime, shkaktim i zjarrit dhe lloje tjera të dhunës nga ana e neonazistëve gjerman dhe aktivistëve tjerë djathtistë radikal . Te fjalori i urrejtjes, i cili është në rritje për 3,6 për qind ose për rreth 370 raste më shumë nga viti i kaluar, më të shpeshta janë fyerjet në bazë raciste, anti-hebraike dhe në bazë të përgjithshme religjioze, për ç’arsye numri më i madh i veprave janë kryer në internet. Sipas Ministrisë federale gjermane të Punëve të Brendshme për dy të tretat është rritur edhe krimi i kryer nga të huajt dhe para se gjithash për shkak konfliktit mes bashkësisë turke dhe Partisë së ndaluar Punëtore Kurde (PKK).