Nëse Maqedonia dëshiron të përfshihet drejt vendeve me zhvillim të lartë teknik-teknologjik duhet që për qindra minimale e rritjes industriale të arrijë shtatë deri në nëntë për qind në vit dhe trendi i tillë mbahet në vazhdimësi më së paku pesë deri në dhjetë vjet, konsideron Lidhja e Odave Ekonomike (LOE).
Siç u tha sot në konferencën për shtyp, për zhvillim më të madh të prodhimtarisë industriale dhe finalizimit të prodhimeve me vlerë më të madhe të shtuar, është i nevojshëm plan ekonomik në bazë të së cilit do të mund të përpunohet strategjia për eksport.
“Përparimi i kapaciteteve teknike-teknologjike të kompanive është parakusht për zhvillimin e prodhimeve të reja dhe ekzistuese me qëllim të rritjes së konkurrencës së tyre, eksport dhe pushtim i tregjeve të reja. Që të arrihet kjo është e nevojshme qasje më e lehtë deri te mjetet financiare të cilat do të mundësojnë ripërtëritje të pajisjes, blerje të makinave moderne për marrjen e prodhimit final me vlerë më të madhe të shtuar”, theksoi Bogosllav Angelov, anëtar i Bordit drejtues të LOE-së.
Në lidhje me zhvillimin teknik-teknologjik, LOE-ja sugjeron edhe në bashkëpunim sa më të madh me shkencën dhe institucionet e larta profesionale arsimore. Por, siç theksoi Angeloski, përveç kuadrit me përvojë, kompanive iu nevojiten edhe njerëz të rinj të cilët do të kontribuojnë për zhvillim të teknologjive të reja.