Italia vijon të raportojë numër të lartë rastesh të reja me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit, vendi fqinj ka regjistruar 26.831 të infektuar të rinj, nga 201 mijë testime të kryera. Ndërkohë, kanë humbur jetën 217 persona të tjerë.
Që prej fillimit të pandemisë, Italia ka shënuar 616,595 raste dhe 38 122 të vdekur. Aktualisht, raste aktive janë 299,191.
Pacientët me COVID që kanë simptoma janë 15.964, ndërsa në kujdes intensiv ndodhen të shtruar 1651.